Vendosni fjalën kyçe....

Bashkëpunëtori i ish-presidentit Morales shpall fitoren në zgjedhjet në Bolivi


Kandidati nga partia e ish-presidentit bolivian, Evo Morales, i cili u detyrua të japë dorëheqjen mes trazirave politike vitin e kaluar, pretendon fitoren në zgjedhjet presidenciale të Bolivisë. Rezultatet pritet të konfirmohen zyrtarisht.

Ish-presidenti Morales deklaroi se partia e tij, Lëvizja për Socializëm (MAS-IPSP), shënoi një ‘fitore të thellë‘ në zgjedhje, ndërsa qytetarët votuan për presidentin, zv.presidentin dhe anëtarët e Kongresit.

“Lëvizja jonë politike do të ketë një shumicë në të dy dhomat e parlamentit.” – shkroi ai në Tëitter, duke premtuar të ‘rikthejë dinjitetin dhe lirinë e njerëzve’.

Ai gjithashtu përgëzoi Luis Arce-n dhe bashkëpunëtorin e tij në detyrë, David Choquehuanca, të cilët pritet të bëhen president dhe zv.president, nëse rezultatet e sondazhit janë në përputhje me numërimin zyrtar të votave.

Presidentja e përkohshme Jeanine Anez gjithashtu tha se kandidatët e MAS janë thuajse të parët në votime.

“Ne ende nuk kemi rezultate zyrtare, por nga informacioni që kam, Arce dhe Choquehuanca kanë fituar zgjedhjet.” – tha ajo, duke u kërkuar atyre të qeverisnin ‘duke pasur Bolivinë dhe demokracinë në mendje’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *