Vendosni fjalën kyçe....

Artistët thirrje qytetarëve për t’i mbështetur në mbrojtjen e Teatrit


Policia është tërhequr nga rrethimi i Teatrit Kombëtar por artistët që janë mbledhur aty kanë bërë thirrje për qytetarët që të mos largohen.

Regjisori Edmond Budina, aktori Neritan Licaj dhe regjisori tjetër Robert Budina iu drejtuan qytetarëve. Ata thanë se masa e protestuesve nuk duhet që të tërhiqet.

Ata u tërhoqën, por në skuta të errëta kushedi çfarë kurdisin. Ata duhet të japin dorëheqje. Të japin dorëheqjen sepse janë sjellë si kriminelë. Do të themi se kemi fituar kur ne qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë realisht ia kemi dqlë në betejat tona. Por ne jetojmë në realitet ku njerëzit e thjeshtë vuajnë e oligarkët pasurohen. Politikanët shkojnë dhe vijnë, qytetaria mbetet.  Të rrëzojmë qeverinë e krimit. Ju lutem, na mbështesni”- tha Edmond Budina.

“Teatri është shprehje e demokracisë dhe kështu do të mbetet. Nuk kanë për ta mposhtur dot kurrë, në asnjë lloj forme, sepse nuk mposhtet shpirti i lirë. Zemra e pastër dhe mendja e kthjellët nuk mposhten nga armët”-iu drejtua Liçaj qytetarëve.

Ndërsa regjisori Robert Budina u shpreh se “nëse jemi bashkë, do ta mbrojmë Teatrin. Kjo është padrejtësi dhe duhet të luftohet. Ushtronin vullnetin tuaj se do shpëtojmë të tërë. Pakica janë ata, shumica jemi ne. Tërheqja e forcave të policisë erdhi për shkak se nuhatën këtë luftë të madhe për të drejtën”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *