Vendosni fjalën kyçe....

Basha i përgjigjet Ramës: Projektbuxheti 2022 i orientuar te PPP-të e koncesionet, 13 milioën euro do i marrin 5-6 oligarkë


Kreu i PD-së, Basha, e mori fjalën menjëherë pas kryeministrit Rama duke kundërshtuar projektbuxhetin e vitit 2022.

Sipas kryedemokratit, PD e ka kundërshtuar këtë buxhet, i cili sipas tij është i orientuar drejt PPP-ve e jo drejt nevojave të qytetarëe.

Basha theksoi se sipas shumë institucioneve ndërkombëtare, vendi është futur në spirale varfërimi ndërkohë që qytetarët vijojnë të ikin nga vendi.

“Buxheti tregon atë që një qeveri është apo nuk është. Vizionin e një qeverie e që prek drejpërdrejt jetët e qytetarëve. Këto vendeoset si e sa do shtrydhen nga xhepat tuaj e si do përdoren. Ne kemi shprehur kundërështinë tonë në komisionet parlamentare javën e shkuar. Por nuk kemi kundërshtuar vetëm ne,. Ato kanë ardhur nga sipërmarrjet e vogla e të mesme, nga dhjetëra dhoima tregtie, etj. Nuk ka asnjë shoqatë që e ka përqafuar këtë buxhet. Por më të qartë e ka qytetari i thjeshtë. Në vend ka një spirale varfërimi e largimi që vijon javë pas jave tash 8 vjet. Sipas Eurostatit, 51% e qytetarëve janë në rezik varfërie, më e larta në Ballkan, dy herë më e lartë se mesatarja e Europës. Sipas Bankës Botërore Shqipërisë iu shtruan mes 28 mijë deri në 112 mijë të varfër. Ata duan të vënë buxhetin e shtetit në funksion të PPP-ve. Gjithçka tjetër është mashtrim. Qeveria ka hapur thesin për të dyshuarit e zakonshëm, oborrtarët e koncesioneve. 113 milionë euro për 5, 6 oligarkë.” – tha Basha.