Vendosni fjalën kyçe....

Rama reagon ndaj Metës: Si të ra kallaji kështu, infektimet kudo në botë janë rritur pavarësisht nga testimet


Pas dy reagimeve të njëpasnjëshme të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, në vijim të replikave për situatën e Covid-19, ka reaguar përsëri kryeministri Edi Rama.

Rama shkruan se infektimet po shtohen pavarësisht nga testimet kudo në botë.

Ilir, infektimet dhe humbjet e jetës po shtohen fatkeqësisht kudo në botë, pavarësisht nga testimet e nga dënglat e tua, Lulit, Monikës e Saliut! Sot në Itali kanë humbur jetën aq sa Shqipëria gjithsej. Krahasuar me numër popullsie i bie që duhet të kishim 30 vdekje në ditë!

Si shpjegohet që tërë kjo botë nuk po ia del dot më mirë se ne, meqë këtu e paska fajin qeveria për rritjen e numrave? Pyetje kot kjo se ti je Shvejku, “Ç’më duhet mua ça them unë!”, jo Presidenti i Republikës! Si të ra kështu kallaji fare o njeri, çfarë do akoma nga Shqipëria!”-shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *