Vendosni fjalën kyçe....

Meta reagon ndaj Ramës: Mjaft me tendera korruptive, shto testimet, po humbin jetën çdo ditë e më shume njerëz


Kreu i Shtetit Ilir Meta, ka reaguar menjëherë pas postimit të Ramës i cili i akuzonte se po bënin opozitë me viktimat nga Covidi.

Në reagimin e tij Presidenti i bën thirrje, që të shtohen testimet të rritet buxheti dhe të mos jepen koncesione korruptive.

Qytetarët e infektuar po shtohen çdo ditë!

Jetët e humbura po shtohen çdo ditë!

Shto testimet!

Rimburso pacientët të cilët mjekohen në shtëpi, familjet në nevojë dhe pensionistët e infektuar me COVID-19!

Rrit buxhetin për sistemin shëndetësor! Shto spitalet COVID!

A e di ti sa paguan sot çdo shqiptar për mjekim dhe ilaçe për t’i shpëtuar COVID-19?

A nuk ishe ti që ju premtove shëndetësinë falas?

Mjaft me koncensione dhe PPP korruptive! Mjaft me tendera sekrete për oligarkët!”,-shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *