Vendosni fjalën kyçe....

Menaxheri i shtëpisë për pensionistët kapet në kamera duke vjedhur nga e moshuara që po vdiste (VIDEO)


Një 33-vjeçar në Britaninë e Madhe, është arrestuar nga policia pasi u kap nga kamerat e sigurisë duke vjedhur paratë e të moshuarës për të cilën ai kujdesej.

83-vjeçarja Jacqueline White u dërgua me urgjencë në spital pasi u gjet pa ndjenja në shtëpinë për të moshuarit në Weedon Road në gusht të vitit të kaluar. Për fat të keq ajo vdiq vetëm disa orë më vonë në mëngjesin e gushtit.

Por kur familja e të moshuarës kontrolloi kamerat e sigurisë më vonë atë ditë për të parë nëse ndonjë gjë e kishte shkaktuar rënien e saj, ata u habitën kur panë zëvendës menaxherin Adam Brooks duke rrëmuar në sirtarin e saj, pasi e moshuara ishte larguar me ambulancë për në spital. Madje kishte qenë pikërisht Brooks ai që kishte kërkuar ndihmë nga ambulance.

Djali i të moshuarës, Martin, kishte instaluar një aparat fotografik sekret disa ditë para vdekjes së nënës për ta vëzhguar atë, sepse ajo ishte diagnostikuar me dementia.

‘Është e vështirë të përshkruash tronditjen dhe tmerrin absolut që ndjeva kur pashë Adamin duke vjedhur me qetësi banesën e nënës time, më pak se dy orë pasi ai e kishte parë atë duke u larguar me ambulancë” – tha Martin, citon gazeta Metro.com.uk.

Gjykata e ka dënuar Brooks me 28 muaj burg.