Vendosni fjalën kyçe....

12 viktima dhe 728 raste të reja lidhur me Covid-19 në Kosovë


Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë humbur jetën nga koronavirusi 12 qytetarë dhe kanë rezultuar pozitivë 728 raste të reja, shifra rekord që nga fillimi i pandemisë.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë kryer 1 mijë e 827 testime, ndërkohë numri i viktimave në total ka shkuar në 732.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka raportuar se kanë fituar betejën ne COVID-19, 60 pacientë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (80, 74 dhe 57 vjeç), Gjilan 2 raste (81 dhe 73 vjeç), Prishtinë 2 raste (86 dhe 81 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (59 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (79 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç).


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *