Vendosni fjalën kyçe....

Vdiq nga Covidi në tetor, kandidati republikan fiton një vend në Dhomën e Përfaqësuesve


Kandidati republikan David Andahl, i cili vdiq më 5 tetor nga Covidi për disa ditë, ka fituar një vend si përfaqësues i shtetit në Dhomën e Përfaqësuesve edhe pse ai nuk është më në këtë botë.

Siç shkruan USA Today, emri i Andahl-it nuk u hoq nga lista sepse votimi kishte filluar një javë para se ai të ndërronte jetë.

Nëna e 55-vjeçarit tha se ajo nuk ishte e sigurt se si i biri u infektua me virusin, sepse ai kishte qenë “shumë i kujdesshëm”.

Pat Andahl tha se djali i saj mezi priste të ndihmonte të tjerët si politikan: “Kishte shumë gjëra me të cilat ai ishte shumë i apasionuar dhe shpresonte se mund të hynte në Legjislaturë dhe të ndihmonte. Ai e priste me padurim atë. Ai mezi priste të bëhej pjesë e kësaj”.

Republikanët kanë vendosur ta zëvendësojnë Andahl duke thirrur një komitet por votuesit mund të bëjnë thirrje dhe për zgjedhje të posaçme.

Pandemia e ka goditur rëndë Dakotën e Veriut gjatë muajve të fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *