Vendosni fjalën kyçe....

Ndryshojnë shefat e policisë në disa qytete, kush ikën e kush i zëvendëson


Shefat e komisariatave në disa qytete kanë ndryshuar. Lëvizjet janë bërë të ditura sot ndërsa kanë prekur qarqet e Durrësit e Korçës.

Në qytetin bregdetar është larguar Gerond Seitllari e në vend të tij është emëruar Ermal Ajdini. Në Krujë, në vend të Artur Hebajt është emëruar Elton Alushi.

Në Korçë, Florian Dano është larguar si shef komisariati e në vend të tij është emëruar Krenar Gjokutaj. Artur Hebaj i larguar nga Kruja është bërë shef komisariati Pogradec, duke zëvendësuar aty Niko Pallën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *