Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Nëse do kishte bërë 6 punë tani do ishin hapur negociatat


Kreu i PD-së në deklaratën për shtyp renditi disa nga punët të cilat nëse do ishin bërë nga qeveria Rama atëherë do ishin hapur negociatat.

Sipas Bashës nëse nuk do të ishte mbushur vendi me drogë apo edhe nëse nuk do ishin vjedhur zgjedhjet tashmë do ishin hapur negociatat.

-Sikur Shqipëria të mos ishte kanabizuar, sikur Shqipëria të mos ishte qendër e drogës, sot do të ishim duke negociuar.

–  Sikur Saimir Tahirët, Elvis Roshët, Vangjush Dakot, Damian Gjiknurët të ishin në burg dhe jo të lirë dhe në majat e politikës, ne do të ishim duke negociuar.

– Sikur drejtorët dhe burokratët t’u shërbenin njerëzve, në vend që të vidhnin vota për partinë, do të ishim duke negociuar.

–  Sikur në vend të fasadave, të kishim ndërtuar porte dhe rrugë, do të ishim duke negociuar.

–  Sikur në bregdet të ishin duke investuar kompanitë europiane dhe jo oligarkët grabitqarë dhe kriminelët që pastrojnë paratë e drogës, do të ishim duke negociuar.

Mbi të gjitha,

– Sikur të kishim zgjedhje të lira, sot do ishim duke negociuar.

Liria e popullit për të zgjedhur qeverinë që do, është burimi i lirive politike dhe demokracisë europiane. Fatkeqësisht, Shqipëria sot është shumë larg këtij standarti themelor europian.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *