Vendosni fjalën kyçe....

Biden i përgjigjet Trumpit: Nuk na takon ne të shpallim fituesin


Kandidati demokrat Joe Biden ka reaguar pas akuzave të presidentit Donald Trump se ai dhe demokratët po përpiqen të vjedhin zgjedhjet.

Biden shkruan se i takon votuesve që të përcaktojnë fituesin dhe jo atij, e as Trump-it.

Ai thotë gjithashtu se ndihet mirë për rezultatin që ka arritur deri tani.

“Nuk më takon as mua, as Donald Trumpit të shpallim fituesin. U takon votuesve.

Ndihemi mirë për pozicionin ku jemi. Ne besojmë se jemi në rrugën e duhur për të fituar këto zgjedhje”, shkruan Biden.

Trump më herët shkroi në “Twitter” se demokratët po përpiqen të vjedhin Zgjedhjet.

Por këtë postim “Twitter”-i e ka shënuar me një paralajmërim se përmbajtja mund të jetë e rreme.

“Ne jemi shumë lart, por ata po përpiqen të vjedhin zgjedhjet”- shkroi Trump në Twitter pak para orës 01:00 të së mërkurës. “Ne kurrë nuk do t’i lejojmë ta bëjnë. Votat nuk mund të hidhen pasi të mbyllen Votimet!”. Në një postim tjetër ai tha se kishte arritur një fitore të madhe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *