Vendosni fjalën kyçe....

Një nga viktimat e sulmit në Vjenë, shqiptar nga Maqedonia e Veriut


Një nga viktimat në sulmin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin e Autrisë, Vjenë, është një shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Bëhet fjalë për 21-vjeçarin Nexhip Vrenezi nga Veleshta e Strugës, shkruan Ina.

Sipas mediave, i riu kishte dalë jashtë në rrugë për të pirë cigare kur është qëlluar me armë nga një prej autorve të sulmit.

Vrenezi ka lindur dhe jeton në Vjenë bashkë me familjen e tij. Nga sulmi në kryeqytetin austriak kanë humbur jetën katër persona, ndërsa më shumë se 14 janë plagosur.

Njëri nga autorët e dyshuar të sulmit dyshohet se është një 20-vjeçar me origjinë shqiptare, Kujtim Fejzulai, që ka shtetësi të dyfishtë, atë austriake dhe të Maqedonisë së Veriut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *