Vendosni fjalën kyçe....

Rama shigjeton Prokurorinë e Tiranës: Dënon vetëm poetë dhe këngëtarë


Kryeministri Edi Rama ka shigjetuar Prokurorinë e Tiranë mbi ndërtimet pa leje.

Rama ka shpërndarë rastin e dënimit të poetes Mimoza Ahmeti për ndërtim pa leje ndërsa thotë që për rastet e denoncuara nga organet shtetërore për ndërtime të paligjshme për qëllim fitimi, Prokuroria e Tiranës fle.

Kryeministri shton se mosveprimi i Prokurorisë ndaj atyre që bëjnë shkelje për qëllime fitimi të bën për të vjellë

Pas një këngëtari ja edhe një poete, që dënohet me zell nga pikërisht Prokuroria e Tiranës, ku dosjet e denoncimeve nga organet shtetërore për ndërtime të paligjshme për qëllim fitimi apo për evazion fiskal me miliona USD dhe për pastrim të miliona USD, flenë të patrazuara!

Patjetër që çdo ndërtim pa leje është i dënueshëm me ligj, po zelli milimetrik në dënimin e atyre që e shkelin ligjin në pronën e tyre të bën për të vjellë përballë mosveprimit sistematik të Prokurorisë së Tiranës ndaj atyre që për qëllime fitimi bëjnë shkelje kilometrike!

Tamam “mbretëri xhuxhash” ai organ drejtësie me të dobëtit dhe dobësie me të fortët!”-shkruan Rama.