Vendosni fjalën kyçe....

Redaktori austriak: Njëri nga xhihadistët që kryen sulmin me origjinë shqiptare


Personi i armatosur që u ekzekutua nga policia pas sulmit në Vjenë ishte me origjinë shqiptare.

Duke iu referuar një gazetari austriak, Reuters shkruan se xhihadisti ishte një 20-vjeçar i lindur dhe  I rritur në Vjenë, por me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut.

Ai ishte i njohur për inteligjencën austriake sepse ai ishte një nga 90 islamikët austriakë që donin të udhëtonin në Siri.

“Tani kam hulumtuar disa detaje rreth terroristit. Emri i tij është Kurtin S., i lindur në 2000, ishte 20 vjeç, u lind dhe u rrit në Vjenë dhe ka rrënjë shqiptare. Prindërit e tij vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe nuk bien në sy kur bëhet fjalë për Islamizmin.

Ai ishte në radarin e shërbimit sekret sepse ishte një nga rreth 90 islamikë austriakë që donin të udhëtonin në Siri. Ai u ndalua ta bënte këtë në korrik. Policia nuk i besoi atij që po planifikonte një sulm terrorist në Vjenë”, tha redaktori austriak Florian Klenk.

Mbrëmjen e kaluar, njerëz të armatosur kanë hapur zjarr në gjashtë lokacione të ndryshme në qendër të Vjenës, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur disa të tjerë. Një nga agresorët u ekzekutua nga policia, pasi plagosi një prej efektivëve, ndërsa tjetri mbetet në kërkim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *