Vendosni fjalën kyçe....

Kapen dy ton kanabis në Malin e Zi, kamioni kishte hyrë nga Shqipëria


Dy ton kanabis janë kapur në një kamion në Podgoricë të Malit të ZI.

Kamioni është me targa shqiptare dhe dyshohet se ka hyrë në shtetin fqinj nga dogana shqiptare.

Policia ka arrestuar një person që transportonte lëndën narkotike.

Gazeta malazeze “Vijesti”, shkruan se është arrestuar Elvis Calik. Droga u kap në terminalin doganor në një aksion të përbashkët të Drejtorisë së Policisë dhe administratës doganore. Marihuana u gjet në një kamion që hyri nga Shqipëria në pikën kufitare Bozaj.

Sot, u krye një veprim i përbashkët i Administratës së Policisë dhe Administratës Doganore, i kryer për një periudhë disa mujore, që synonte ndërprerjen e rrugës ndërkombëtare të kontrabandës së drogës nga Shqipëria përmes territorit të Malit të Zi për në vendet e Evropës Perëndimore”, thuhet në një deklaratë të përbashkët.

Shtohet se një shtetas shqiptar EC (40) u arrestua nën dyshimin se kishte kryer veprën penale të prodhimit, mbajtjes dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve.

“Një kamion i drejtuar nga një E. C (40 vjeç), një shtetas i Republikës së Shqipërisë, mbërriti në vendkalimin kufitar Božaj sot, 3 nëntor. Një ngarkesë tranzit me fruta dhe perime e destinuar për vendet e Evropës Perëndimore u raportua në autoritetin doganor. Pas kontrolleve nga oficerët, u zbuluan nëntë paleta që përmbajnë drogë narkotike marihuanë me një peshë totale prej rreth 2 tonë”.