Vendosni fjalën kyçe....

Gëzimi familjar kthehet në sebep për sherr, burri i paraqet para të ftuarve provat se gruaja e kishte tradhtuar për atësinë e fëmijës (Video)


Një video e publikuar në rrjetet sociale e cila është bërë virale tregon se si një gëzim familjar për të festuar pritjen e ardhjes në jetë të një fëmije është kthyer në një debat mes familjarëve të dy bashkëshortëve.

Ka qenë dyshimet për atësinë e fëmijës, shkaku që ka bërë që festa të shndërrohej në një sherr.

Kur të gjithë të ftuarit në gëzimin familjar prisnin përshëndetjet nga babai i fëmijës, ai me mikrofon në dorë dhe në prani të avokatit shpalos provat se bashkëshortja e tij e kishte gënjyer lidhur me atësinë.

Sipas asaj që ai thotë në video dhe provave që paraqet, bashkëshortja e tij nuk ishte 4 muaj shtatzanë por 6 muaj.

Të gjithë ju e dini se po presim një fëmijë. Kam këtu testet e shtatzanisë. Ju e dini se do bëhem baba?! Por e dini çfarë?! Ju keni humbur një detaj të rëndësishëm. Kam këtu provat se bashkëshortja nuk është 4 muaj shtatzanë por 6 në fakt”-thotë burri në video.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *