Vendosni fjalën kyçe....

Blendi Klosi infektohet me koronavirus


Virusi i ri korona ka infektuar një anëtar tjetër të kabinetit qeveritar në vendin tonë.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi është diagnostikuar me Covid-19.

Infektimin me Covid-19 e ka bërë vetë me dije Ministri Klosi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Të nderuar miq. Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv. Me nisjen e trajtimit dhe karantinimit sipas protokolleve, gjej rastin të ritheksoj rëndësinë e respektimit të të gjitha masave të rekomanduara nga ekspertët e shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes. Ju uroj të gjithëve shëndet”-shkruan Klosi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *