Vendosni fjalën kyçe....

Ancelotti Real Madridit për transferimin e lojtarit të Interit: Ai është Modric i ardhshëm, blijeni


Carlo Ancelotti thuhet se e ka ndjekur ndeshjen mes Interit dhe Atletico Madrid e mbyllur me rezultatin 1-0.

Sipas mediumit të afërt më klubin madrilen, ‘Defence Central’, Real Madrid prej disa kohësh kërkon të sjellë një lojtar të Interit.

Bëhet fjalë për Nicolo Barella, mesfushorin 27-vjeçar për të cilin te Real Madrid besojnë se mund të jetë pasardhësi i Luka Modric. Sipas këtij mediumi, ky ka qenë pikërisht mesazhi që Ancelotti i ka dërguar presidentit të Real Madrid, Florentino Perez.

“Ky djalosh do të jetë Modrici i ri, merreni!”, i ka thënë trajneri i famshëm italian shefit të gjigantëve spanjollë.

Barella ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2026 dhe ‘Transfermarkt’ e vlerëson atë në 75 milionë euro.