Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy makina në aksin Tapizë-Thumanë, humb jetën një prej shoferëve


Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tapizë-Thumanë. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:15, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën.

Fatkeqësisht si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Fiat” me inicialet H.M., rreth 60 vjeç. Ndërkohë i plagosur ka mbetur dhe drejtuesi i mjetit tjetër tip “Benz”. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

“Më datë 01.11.2020, rreth orës 08:15, në aksin rrugor Tapizë-Thumanë, shtetasi H. M., rreth 60 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat” është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin K. B., rreth 41 vjeç, e për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi H. M., ndërsa shtetasi K. B., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.”– thotë policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *