Vendosni fjalën kyçe....

Basha flet për tradhtarët, rebelimin në parlament dhe bashkëpunimin me Berishën


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një intervistë në Top Story në Top Channel, foli për braktisjen nga personat që mbështeti dhe promovoi në politikë dhe që shkuan në grupin e Sali Berishës.

I pyetur se përse njerëzit që ai vetë i mbështeti dhe i promovoi në politikë, konkretisht për Gazment Bardhin, sot janë në anën e Berishës, tha se është një zhgënjim dhe se kjo duhet të kthehet në mësim.

Më tej shtoi se Sali Berisha kërkoi që t’i çonte në “vëlla-vrasje” dhe se nëse ai dhe grupi i tij do të reagonte, mund të shkohej në “një luftë civile” brenda PD.

Shpjegim njerëzor fare normal. Të gjithë në jetën tonë japim besim, diku marrim besim mbrapsht, diku zhgënjim. Nxjerrim mësim nga këto, kjo ndodhi. Është një dramë e madhe për PD, por nga këto nxjerrim mësime.

Ajo ku na ftonte doktori (Berisha) ishte një luftë vëlla-vrasëse me njëri-tjetrin. Siç e patë kulmoi në atë ngjarje të shëmtuar… Zgjedhja ime, e çdo lideri mendoj në një situatë të tillë, është të bëjë gjithçka, ndoshta dhe grupin për të lartësuar veten, apo të bëjë çdo gjë përfshirë sakrificë dhe veten për të shpëtuar grupin.

Dhe zgjedhja ishte e qartë. Nëse do ishim futur në betejë dhe ne, as muret nuk do i mbeteshin PD. Do ishim futur në një luftë civile brenda njëri-tjetrit. Nga kjo përfitonte Rama dhe dëmtohet PD dhe Shqipëria”, tha Basha.

Ndwrsa lidhur me arsyet qw mund tw çojnw tw bwjw njw pakt me Fillimisht Rithemelimi duhet të sqarojë nëse është për lista të hapura në zgjedhje, Basha renditi edhe disa prej kushteve për të bashkëpunuar.

“Njerëzit presin të reflektojnë sot aktorët politikë. Sot Rithemelimi duhet të shprehet nëse është për lista të hapura apo jo. Ne kemi një bazë për të diskutuar. Janë edhe 2 parime të tjera thelbësore, mbështetja pa kushte për drejtësinë. Dhe e treta është partneritet i pandërprerë me Perëndimin”– tha Basha.

Basha foli pse zgjodhi që bllokojë foltoren e Kuvendit duke luajtur të njëjtën loje bllokuese të Rithemelimit të cilën refuzoi ta bënte atë kohë.

Unë personalisht nuk kam bërë përpjekje për të qenë në këtë lojë. Unë kam refuzuar me vetëdije të jem pjesë e kësaj loje. Ka një lojë të nëndheshme e cila në këto 34 vite ka marr formën e ‘mishin ta hanë, por kockën ta ruajnë’, të një kaste politike e cila është prodhim në Shqipëri dhe disa vendeve të tjera.

Është një grusht njerëzish të cilët edhe kur vjen puna për Reforma të nevojshme për njerëzit, i sakrifikojnë. Komisioni i Reformës Zgjedhore është një institucion, por sot ka rënë dhe është zëvendësuar në një qyp.

Ka një komision të ligjeve, dhe këta thanë do krijojnë as një nënkomision jo, por një grup pune.

Faktet tregojnë se PD është e vetmja palë e angazhuar në Komision, qëndron pjesërisht fakti që nuk ka funksionuar për shkak të palës tjetër, por vetë PD ka dy momente kyçe që ka depozituar në dhjetor të 2023 dhe nëntor të 2024, dy drafte që trajtojnë dy problematika”-tha Basha.