Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 51 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi


Rritet në 51 numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi të premten Turqinë. Siç shkruan Anadolu Agency, të dhënat e reja janë bërë të ditura për publikun nga zëvendës presidenti turk Fuat Oktay.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të vendit tha që deri nga ora 9:30 e mëngjesit të kësaj të diele, ka pasur 850 pas-tronditje. 40 prej këtyre lëkundjeve kanë qenë më të forta se me magnitudë 4.

Ndërkohë aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë në provincën Egje të Izmirit.

Të paktën 896 njerëz kanë mbetur të plagosur të premten kur një tërmet me magnitudë 6.6 tronditi Izmirin.

Gjithsej 682 prej tyre janë dalë nga spitalet, ndërsa 214 janë ende duke u mjekuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *