Vendosni fjalën kyçe....

I riu në Kanada vishet si në mesjetë dhe vret me shpatë dy persona, plagos 5 të tjerë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Quebec në Kanada, ku një djalë i ri i veshur si në mesjetë, ka vrarë me shpatë dy persona dhe ka plagosur 5 të tjerë.

Zëdhënësi i Policisë në qytetin e Quebec, Étienne Doyon tha se i dyshuari është rreth të 20-ave. Ai u arrestua menjëherë pas ngjarjes, pranë Portit të Vjetër të qytetit.

Ai tha se pesë të plagosurit janë transportuar në një spital në qytet. I dyshuari është dërguar gjithashtu në spital për vlerësim të shëndetit mendor.

Doyon tha se mendimet e tij janë me familjet e viktimave dhe u kërkoi njerëzve të telefonojnë në numrin 911 nëse kanë informacione mbi ngjarjen.

“Në emër të policisë së qytetit të Quebec, unë dua të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për të dashurit dhe familjet e njerëzve që vdiqën sot”- tha Doyon, citon CBC.

Ai shtoi për respekt të familjeve, nuk do të identifikonte viktimat dhe nuk do të thoshte nëse sulmet ishin të rastësishme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *