Vendosni fjalën kyçe....

Komandot Australiane nën hetim, akuzohen se ekzekutuan të burgosurin afgan se s’kishte vend për të në helikopter


Forcat Speciale Australiane janë akuzuar për vrasjen e një të burgosuri të paarmatosur, i cili ishte i lidhur, ndërsa një hetim katër-vjeçar për krimet e pretenduara të luftës të kryera nga trupat australiane në Afganistan është afër fundit.

Një shef i ekuipazhit të helikopterëve detarë të SHBA-së i tha Korporatës Australiane të Transmetimit (ABC) se një grup ushtarësh australianë qëlluan dhe vranë një të burgosur afgan, ndërsa ata po përgatiteshin të transportoheshin me helikopter pas një sulmi.

Sipas marinës, i identifikuar vetëm si Josh, komandoja australiane mori në radio helikopterin për të njoftuar transportimin e shtatë të burgosurve të kapur gjatë një operacioni.

“Pas kësaj ra heshtja dhe ne dëgjuam më pas një zhurmë të mbytur dhe fjalinë: Në rregull, ne kemi gjashtë të burgosur.” – thuhet në deklaratën e marinës amerikane.

Marinsi amerikan tha se ishte hera e parë që ai kishte parë diçka që nuk mund ta ‘justifikonte moralisht’, pasi i burgosuri ishte arrestuar tashmë dhe nuk përbënte asnjë kërcënim për forcat australiane.

“Ishte një vendim i qëllimshëm për të thyer rregullat e luftës.” – tha marinsi amerikan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *