Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet 33-vjeçarja në Tiranë vrau veten, policia procedon 4 persona për dyshime se fshehën armën


Një 33-vjeçare me iniciale M.H 33-vjeç dyshohet se ka vrarë veten me armë zjarri në rrugën “Ali Shefqeti në Tiranë.

Sipas njoftimin thuhet se e reja ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

Në ndërkohë, policia ka proceduar në gjendje të lirë katër shtetas pasi dyshohen se kanë prishur vendin e ngjarjes dhe kanë fshehur armën e krimit.

Në rrugën “Ali Shefqeti”,Shkozë, në banesë, e ndodhur në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasja M.H., 33 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pëngojnë zbulimin e së vërtetës”, shtetasit Xh.L., 26 vjeçe, S.H., 57 vjeçe, E.L., 32 vjeç dhe D.G., 56 vjeç.

Procedimi ndaj këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se kanë prishur vendngjarjen dhe kanë fshehur armën me të cilën shtetasja M.H., kreu vetëvrasjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.