Vendosni fjalën kyçe....

Kupa e Botës 2022 – Kur është ceremonia e hapjes dhe kush do të performojë


Ceremonia e hapjes së Kupës së Botës do të zhvillohet më 20 nëntor, përpara ndeshjes hapëse të Grupit A midis Katarit dhe Ekuadorit. Ndërsa vetëm 4 ditë na ndajnë nga nisja e Kampionatit Botëror, Reuters ka përmbledhur në një artikull gjithçka dihet deri më tani për ceremoninë e hapjes.

Gjithsej 32 skuadra janë kualifikuar në kampionat nga Evropa, Azia, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut, Afrika, Australia dhe Lindja e Mesme.

Kur do të bëhet ceremonia e hapjes?

* Ceremonia e hapjes së kampionatit do të zhvillohet më 20 nëntor në orën 14:00, përpara ndeshjes hapëse të Grupit A midis Katarit dhe Ekuadorit. 

Plani fillestar ishte që ceremonia e hapjes të mbahej përpara ndeshjes së parë të Katarit që ishte caktuar me 21 nëntor, gjë që do të kishte krijuar situatën e pazakontë të dy ndeshjeve që do të mbaheshin para tij. Kështu ndeshja hapëse e Katarit u ricaktua më pas një ditë më para.

* Presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso tha se nuk do të marrë pjesë në ndeshjen hapëse të kombit të tij kundër Katarit, duke përmendur trazirat e brendshme.

Ku do të bëhet ceremonia e hapjes?

* Ceremonia e hapjes do të mbahet në stadiumin Al Bayt me kapacitet 60 mijë tifozë dhe që ndodhet 40 km në veri të Dohasit.

* I emëruar dhe projektuar sipas tendave të përdorura nga nomadët në Gji, Stadiumi Al Bayt është vendi më i largët nga Doha qendrore, por gjithashtu një nga më të mëdhenjtë.

Kush do të performojë në ceremoninë e hapjes?

* FIFA ende nuk ka shpallur listën e plotë të artistëve që do të performojnë në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës 2022.

* Grupi BTS i Koresë së Jugut tha se Jungkook, një nga shtatë anëtarët e tij, do të performonte në ceremoni.

* Emra të tjerë që janë përfolur në media se do merrnin pjesë në ceremoninë e hapjes përfshijnë yllin kolumbian të popit Shakirën, e cila këndoi këngën zyrtare të Kupës së Botës 2010, grupin Black Eyed Peas, Robbie Williams dhe Nora Fatehi.

* Këngëtarja britanike Dua Lipa nga ana tjetër mohoi raportet se ajo do të performonte në ceremoni.

* Këngëtari Rod Stewart i tha The Times se kishte refuzuar një ofertë prej “mbi 1 milion dollarë” për të performuar në Katar.

Kush performoi në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror 2018?

* Kupa e Botës 2018 në Rusi nisi me një ceremoni në Moskë nga ylli britanik i popit Ëilliams dhe sopranoja ruse Aida Garifullina.

* Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino mbajtën fjalime në ceremoninë e hapjes së atij viti.