Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi me gjimnazistët e LRI-së: S’ka virus që e ndalon rininë shqiptare të ndryshojë realitetin monstruoz


“Nuk ka virus që e ndalon rininë shqiptare për të ndryshuar këtë realitet monstruoz”, kështu ka deklaruar sot kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila sot është takuar me gjimnazistet në Tiranë, që votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 2021.

Kryemadhi tha se vetëm me angazhimin e të rinjve në vendimmarrje, do të çonte para vendin.

“Të rinjtë janë shpirti dhe drita e syve të familjeve tona. Dëgjoj me vëmendje dhe me pjesën më të madhe të tyre jemi takuar. Pyetja që bëjmë herë pas here është; sa nga ju duan që të ikin në Shqipëri?

Mungesa e arsimit cilësor, e perspektives, e një page të mirë paguar, e shumë gjerave të tjera që ka sot nevojë një njeri, jo vetëm shkollën, janë arsyet. A ka zgjidhje kjo situatë? LSI është partia e të rinjve, iu ka dhënë dorën të rinjve, që janë sot krenaria e kësaj partie dhe fuqia e saj. S’i përdorim të rinjtë si dekor, të bëhesh sot pjesë e vendimmarrjes, do të thotë të kesh vizion.

Sot këtu nga korpusi i Universitetit të Tiranës, në sheshin Nënë Tereza, ku me bekimin e saj, të urojë të rinjtë, familjet tuaja, që të ndriçojë mendjen dhe zemrat, që të ndërtoni familjet në Shqipëri. LSI do të jetë foltorja juaj për të marrë vendimet tuaja. Me djem dhe vajza si ju që ëndërrojnë të jenë europiane në vlera dhe standard jetese, në cilësinë e mënyrës së jetesës, për të krijuar më shumë. Europa nuk është kulla që zaptohen dhe pastrojnë paratë e drogës në Shqipëri. Por është arsim cilësor, shëndet dhe kujdes i politikës për qytetarët e saj. Kjo është e vetmja mënyrë për të ndryshuar këtë realitet të hidhur. S’ka virus që e ndalon rininë shqiptarë për të ndaluar këtë realitet monstruoz.”, deklaroi kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi foli për fëmijët e “politikanëve të Rilindjes”, duke u shprehur se për ta puna është turp.

“Këta çunat modernë të Rilindjes po të punojnë e kanë për turp ndërsa ne të LSI nuk e kemi për turp të ndihmojmë prindërit tanë, puna është nder për ne e kurrë mos u kompleksoni nga njerëzit ‘ modernë’ rrijnë e vegjetojnë mbi kurrizin e të rinjve të rejave si puna juaj”, tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *