Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti polak Andrzej Duda konfirmohet me Covid-19


Presidenti polak Andrzej Duda ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

BBC shkruan se presidenti 48-vjeçar u testua të premten dhe doli ishte pozitiv. Lajmi u konfirmua këtë të shtunë nga ministri Blazej Spychalski.

Është e paqartë se kur Duda e mori virusin, megjithatë ai kishte marrë pjesë në një event në Talin të hënën ku u takua me presidentin bullgar Rumen Radev, i cili më pas u fut në vetëkarantinë.

“Z. Duda dje u testua për praninë e koronavirusit”– tha Spychalski në një postim në “Twitter”.

Ai shton: “Rezultati doli të ishte pozitiv. Presidenti është mirë. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me shërbimet përkatëse mjekësore.”

Spychalski gjithashtu do të futet në karantinë pasi edhe ai kishte rezultuar pozitiv.

Ditën e premte, Duda vizitoi një spital në ndërtim në Stadiumin Kombëtar në kryeqytetin polak, Varshavë. Fotografitë tregojnë presidentin që mban një maskë në fytyrë ndërsa takonte punëtorët në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *