Vendosni fjalën kyçe....

Trumpi thotë se Bideni “do fusë amerikanët në depresion” nëse fiton zgjedhjet


Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar vizionin ‘e zymtë’ që sipas tij ka rivali i tij Joe Biden për të ardhmen, duke thënë se kandidati demokrat mund ta kthejë vendin në një bllokim të dytë të COVID-19 që do të shkaktojë “depresion” masiv në popullatë.

Këtë deklaratë Trump e bëri gjatë tubimeve në Florida të premten.

“Këto zgjedhje janë një zgjedhje midis një super rikuperimi nga Trump dhe super depresionit të Biden!”– i tha presidenti turmës së njerëzve, citon Daily Mail.

“Plani i Joe Biden do të shkatërrojë Amerikën; plani im do të shkatërrojë virusin. Ne do të kthehemi në normalitet aty ku ishim shtatë muaj më parë “- deklaroi ai.

Trump e përshkroi veten si një optimist, ndërsa pretendoi se Biden ishte një pesimist që po përpiqej të tmerronte amerikanët.

“Gjithçka për të cilën ai flet është Covidi, Covidi, Covidi sepse ai dëshiron të trembë njerëzit”- akuzoi Trump.

“Natën e kaluar ai tha: Amerika po hyn në një dimër të errët. A nuk është vërtet frymëzuese? Ai po kandidon për President. Mendoni për këtë. Ne kemi këtë djalë që as nuk mund të flasë dhe thotë: ‘Po hyjmë në një dimër të errët’. Shumë frymëzuese, por ai po përpiqet të trembë njerëzit.”-shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *