Vendosni fjalën kyçe....

Parlamenti britanik mbështet May-n për BREXIT


Deputetët britanikë kanë mbështetur amendamentin e kryeministres Theresa May që mundëson votimin mbi një Brexit pa marrëveshje dhe mbi zgjatjen e negociatave me BE-në nëse parlamentarët e kundërshtojnë marrëveshjen e arritur.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se dhoma kryesore e Parlamentit, ajo e Komuneve, miratoi amendamentin e qeverisë konservatore të May me 502 vota kundër 20.

Ky amendament mbështet propozimin e May-t për të shtyrë datën e Brexit nëse kundërshtohet marrëveshja që ajo kërkon aktualisht me Brukselin mbi largimin e BM-së, si dhe një dalje pa marrëveshje. Pra nëse marrëveshja kundërshtohet, kjo mund ta shtyjë “BREXIT-in deri më 29 mars.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *