Vendosni fjalën kyçe....

Partneri i biznesit të Hunter Biden pohon se Joe Biden ishte pjesë e marrëveshjeve kineze


Një ish-bashkëpunëtor i djalit të kandidatit demokrat për president, Joe Biden, ka thënë se një e-mail drejtuar atij në lidhje me marrëveshje potencialisht të errëta me një firmë kineze është i vërtetë dhe se babai i Hunter, ishte gjithashtu i përfshirë në skemë.

Një pjesë e postave elektronike, mesazheve me tekst dhe fotove të marra nga një hard-disk që pretendohet i përkisnin djalit të ish-zv.presidentit amerikan dhe të botuara nga New York Post, janë hedhur poshtë nga shumë media si ‘të paverifikuara’ dhe potencialisht ‘dezinformim rus’. Twitter e Facebook madje e bllokuan lidhjen me historinë e vërtetë.

Por tani një biznesmen që pretendon të jetë marrës i një prej postave elektronike që kanë rrjedhur, në lidhje me një partneritet biznesi me një firmë kineze, ka konfirmuar vërtetësinë e mesazhit, të datës 13 maj 2017.

Tony Bobulinski, drejtuesi i ‘Sinohawk Holdings’, lëshoi ​​një deklaratë të mërkurën në mbrëmje, në të cilën ai e quajti e-mailin ‘origjinal’ dhe tha se çdo sugjerim se është pjesë e një fushate të shpifjeve të sponsorizuar nga jashtë është ‘i rremë dhe fyes’.

Ai tha se i ishte kërkuar nga Komiteti i Senatit për Sigurinë e Vendit dhe Çështjet e Qeverisë dhe Komisioni i Senatit për Financat për të dorëzuar të gjitha dokumentet në lidhje me çështjet e tij të biznesit me familjen Biden dhe se ai kishte në plan të bashkëpunonte plotësisht.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *