Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Zbatimi i ligjit Antimafia, i pari që do zbatohet nga qeveria e re


Kreu i PD-së, Basha, ka thënë sot se ligji Antimafia i miratuar nga parlamenti i ri legjitim, do jetë vendimi i parë i qeverisë së re.

Gjatë bashkëbisedimit të tij me gazetarët, kryedemokrati tha se të gjitha kontratat PPP apo koncesionet do i kalojnë drejtësisë dhe ato që janë të paligjshme do anulohen.

“Ligji Antimafia i miratuar nga parlamenti i ri legjitim do të jetë vendimi i parë i qeverisë së re dhe do të zbatohet. A ka situata më të rënda se sa në një vend paratë të zhduken e të vidhen nga një grup njerëzish? Si kemi arritur deri këtu? Zgjidhjen e shohim te ligji Antimafia. Ky ligj do të bazohet në një bazë logjike dhe ligjore: Çdo koncension, çdo PPP kalon përmes një kontrate mes privatit e publikut. Kontrata në përputhje me ligjin ka forcën e ligjit, ato që bien në kundërshtim me të janë të pavlefshme. Çdo gjë e marrë në mënyrë abuzive do t’i kthehet publikut me efekt prapaveprues.” – tha Basha.

Basha theksoi më tej hetimet do bazohen te pasuria e zyrtarëve të lartë publikë që kanë abuzuar me taksat e shqiptarëve.

“Mekanizmi bazë është ai i ndryshimit në ligjin Antimafia. Këto masa të parashikuara me ligjin tonë Antimafia të përditësuar, fokusohen te pasurua e zyrtarëve publikë që kanë abuzuar, pronarëve të kompanive private dhe të afërmve të tyre, dënohen apo jo, pasuritë e tyre sekuestrohen dhe konfiskohen. Kompani që licensohen pak para tenderit, kompani pa përvojë, kompani offshore, shpikje e propozimeve të pakërkura, tendera ndaj njerëzve të paautorizuar, skualifikime të padrejta për qëllime klienteliste, kompani që i plotësojnë kriteret po i skualifikojnë. Këto janë disa nga format e abuzimit që janë lidhur këto kontrata. Sikur njëra nga këto të vërtetohet çdo qindarkë do ju kthehet shqiptarëve me ligjin Antimafia.” – shtoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *