Vendosni fjalën kyçe....

Konfirmohet rasti i katërt me koronavirus në Greqi


 

Konfirmohet rasti i katërt me koronavirus në Greqi. Mediat e shtetit fqinj shkruajnë se pacientja është një grua 36-vjeçare greke e cila, kishte qenë së fundmi në Itali.

Pas kthimit në Greqi, ajo shfaqi simptoma të lehta të prekjes nga ky virus. Rasti i saj u diagnostikua në Laboratorin e Mikrobiologjisë të Shkollës Mjekësore të Universitetit të Athinës.

Gazeta Protothema shkruan se 36-vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po mbahet në izolim në Spitalin Attikon.

Ministria e Shëndetësisë u informua për rastin dhe ka nisur të kërkojë të gjithë personat me të cilët gruaja ka pasur kontakt përveç familjarëve, duke përfshirë pasagjerët me të cilët ajo udhëtonte gjatë kthimit nga Italia, personat e pranishëm në avion dhe ekuipazhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *