Vendosni fjalën kyçe....

Atentati në tentativë ndaj biznesmenit në Tiranë, publikohet videoja


Është publikuar video e atentatit të mbetur në tentativë ndaj biznesmenit Andon Dhima në kryeqytet ditën e enjte.

Duket se ka qenë ashensori i cili i ka shpëtuar jetën biznesmenit.

Në videon e publikuar nga Abc News shihet biznesmeni i cili hyn në ashensor dhe fare pak pas tij dy persona të maskuar me pistoletë në dorë kanë ndjekur atë por pa ia arritur që të kryejnë misionin.

Të dy personat të pa shqetësuar, lënë çadrën jashtë pallatit dhe futen në godinë ndërkohë që janë të maskuar. Në duar secili prej tyre mban pistoletë. Njëri prej tyre e bën gati pistoletën gati për ta shkrepur. Por për fat të mirë biznesmeni në atë kohë ngjitet lart në apartamentin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *