Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për sulmin ndaj biznesmenit që denoncoi Blushin: E sulmuan maskat e Narkoshtetit


Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas lajmit se është sulmuar biznesmeni Andon Dhima, i cili është në konflikte gjyqësore me Ben Blushin.

Berisha shprehet në një postim në Facebook, se e dënon përpjekjen për atentat ndaj biznesmenit Dhima, ndërsa kujton konfliktin e këtij të fundit me Blushin.

“Sulmohet me armë nga maskat e narkoshtetit biznesmeni Andon Dhima që denoncoi në prokurori dhe në ambasadën e SHBA, Arben Malavitën, drejtorin e teleblushit.

Biznesmeni ka paditur Arben Malavitën se ai nuk i kthen 100000 euro që u ka marrë nëpërmjet vëllait të tij.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal, mafioz të bandave të narkoshtetit, përpjekjen për të eleminuar fizikisht biznesmenin që ka paditur publikisht Arben Malavitën se nuk i kthen borxhin që i ka atij.”– shkruan Berisha.

Ky reagim vjen pas lajmit që publikoi më herët këtë mëngjes portal CNA.al e gazetarit Elvi Fundo. Sipas portalit i cili i referohet burimeve nga policia, biznesmeni Dhimo ishte ndjekur nga persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët kishin tentuar të qëllonin në drejtim të tij. Por biznesmeni kishte shpëtuar për punë sekondash, pasi ishte mbyllur ashensori.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *