Vendosni fjalën kyçe....

Referendumi i thirrur nga Berisha, vijon votimi i anëtarësisë në 71 degët e PD-së për shkarkimin e Bashës


Ka nisur referendumi për shkarkimin e kreut të PD-së Basha në 71 degët e partisë në mbarë vendin.

Në një pjesë degësh votimi do bëhet në Pallatet e Kulturës, para degëve ose në salla të marra më qira.

Ndërsa në degët, krerët e të cilave kanë qenë pjesë e Kuvendit të 11 dhjetorit të thirrur nga Berisha e që janë shkarkuar më pas nga kryesia e PD-së, votimi bëhet brenda degëve.