Vendosni fjalën kyçe....

Polici në Indi përfundon mbi kofanon e makinës, udhëton ashtu për 400 metra (Video)


Një polic rrugore në Delhi të Indisë u tërhoq mbi kofanon e një makine për 400 metra pasi ai u përpoq të ndalonte shoferin e saj dhe më pas u hodh mbi automjet në një përpjekje për të shmangur rrëzimin.

Pamjet e ngjashme me një film aksion u bënë menjëherë virale, pasi polici Mahipal Singh Yadav, kreu manovrën e guximshme të hënën në mbrëmje në qytetin indian të Delhit.

Në videon e kapur nga kamerat CCTV, polici shihet duke u tërhequr mbi kofanon e makinës, ndërsa shoferi bën dredha gjatë rrugës me sa duket në një përpjekje për ta hedhur në tokë policin. Ai i arrin pasi polici bie nga makina pas një goditjeje të fortë.

Yadav tha se shoferi fillimisht ngadalësoi shpejtësinë, por kur polici iu afrua, ai papritmas shpejtoi.

“Unë rashë mbi kofanon makinës në një përpjekje për të shpëtuar dhe u kapa te fshirëset e xhamit.” – tha ai për ‘Hindustan Times’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *