Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: Qeveria e angazhuar në parablerjen e vaksinave anti-Covid, për 4 milionë dollarë


Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se qeveria ka firmosur një marrëveshje për të parapaguar marrjen e vaksinës antiCovid, sapo ajo të jetë e disponueshme.

Manastirliu thotë se qeveria ka paguar 4 milion euro parapagim për marrjen e dozave të vaksinës kur ajo të dalë, ndërsa po shihet mundësia për të marrë vaksina dhe nga Bashkimi Europian përmes të tjerave marrëveshjeve.

“Në momentin që vaksina e Covid do jetë e disponueshme dhe e certifikuar, ne do përpiqemi ta disponiojmë dhe në vendin tonë. Qeveria shqiptare është angazhuar financiarisht në parablerjen e vaksinave me një fond parapagimi 4 milionë dollarë. Dhe më pas me daljen e çimit të vaksinës do jenë pagesa të tjera nga qeveria shqiptare, e cila e ka marrë vendimin pët të patur një marrëveshje me strukturën e Aleancës së vaksinave GAVI, nëpërmjet instumentit të Covax-it.

Por paralelisht qeveria shqiptare është duke punuar dhe me vende të BE-së që nëse do ketë mundësinë për të patur procesin e vaksinimin më herët do kemi mundësi për të patur dhe alternativa të tjera.”- tha Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *