Vendosni fjalën kyçe....

Basha voton në njësinë 8 dhe ironizon PS-në: Tri orë fjalim për të justifikuar mbajtjen e Dakos në Kryesi


Kryedemokrati Lulzim Basha mori pjesë në votimin e kandidatëve të PD për Tiranën, duke dhënë votën e tij nga njësia 8 në Tiranë.

Në një dalje për mediat nga kjo njësi, Basha u shpreh se ky process do sigurojë që vota e çdo qytetari të ketë peshën e saj.

“I siguroj shqiptarët se procesi që po përfundojmë, demokratizimi i PD-së sot do të jetë nesër një nga shtyllat e programit tonë, që vota e çdo qytetari të ketë peshën e saj dhe qeveria mos jetë peng i një grushti njerëzish. “ – u shpreh Basha.

Ndërkohë ai komentoi me ironi mbledhjen e një ditë më parë të Asamblesë Kombëtare të PS-së. Basha tha se u mbajtën tre orë fjalime për të justifikuar mbajtjen në Kryesi të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

“Mos prisni ju që ai të lavdërojë një proces demokratik. Për 22 vite karriera e tij është ngritur mbi parime antidemokratike, për 22 vite refuzon tu bindet rregullave të garës. Nuk organizon gara në PS, i ka harruar zgjedhjet. Dje u zhvillua një aktivitet dhe një fjalim tre orësh vetëm për të justifikuar mbajtjen në Kryesi të njerëzve që janë në listën e DASH, si Vangjush Dako. Mos më kërkoni mua të krahasoj të paprahasueshmen. Kjo është një ditë me diell jo thjesht për qytetarët dhe klimën e kësaj të shtune, por një ditë me diell për atë që po vjen, një parathënie për atë që do të vijë pas 25 prillit.”– iu përgjigj kryedemokrati gazetarëve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *