Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Më mirë një maskë sot se sa një dyqan i mbyllur nesër


Pasi dha lajmin se duke nisur nga e hëna, maska do të jetë e detyrueshme, kryeministri Edi Rama u shpreh se është më mirë mbajtja e saj sot, se mbyllja e qytetit nesër.

Rama theksoi se edhe vetë nuk e ka mbajtur maskën në ambiente të jashtme, por tanimë do të jetë I detyruar ta bëjë.

 “Më mirë një maskë sot se mbyllja e dyqanit nesër, më mirë një maskë sot se mbyllja e shkollës, më mirë një maskë sot se mbyllja e qytetit dhe e vendit nesër. Unë s’kam mbajtur maskë jashtë do e mbaj është shumë e thjeshtë. Siç e shihni kjo është një tendencë e përgjithshme që ne nuk mund t’i shmangemi. Jo më larg se dje kam parë një sërë vendesh që janë kthyer te 5 veta bashkë, oraret e kufizuara të shërbimeve, paradite, pasdite te  mbyllja e restoranteve në 8 apo 9 të darkës, nuk dua të shkojmë në këto masa sot, dhe mundësisht ta kalojmë dimrin pa këto masa.” – tha Rama.

Kryeministri foli edhe për ndalimin e muzikës nëpër lokale apo organizimin e dasmave.

 “Duan dasma, është gjëja më e natyrshme, po shikoni pak masat për ndalimin e ceremonive martesore në mjedise jo private me jo më shumë se 12 persona.

Duan muzikë, shkoni gjejeni një vend në cilindo vend të Europës. Këto nuk janë dëshira dhe teka, janë masa elementare. Të mos rikthehemi në shpi se u mbyll shkolla, universiteti, të mos humbasë kohë se do mbyllen gjykatat. Dhe për të gjitha këto çfarë duhet? Një maskë, asgjë më shumë.

Një mbrojtje dhe ruajtja e distancave për veten tënde. Duke komunikuar gjithë këto kohë me komitetin e ekspertëve dhe duke marrë prej tyre opinionin se është koha për maskën. Nuk ka papërgjegjshmëri më të madhe për pronarët e pikave të shërbimit që janë pika të mëdha se sa të ndalojnë njerëzit të hyjnë në supermarket.”– deklaroi kryeministri, i cili i dha fjalën ministres së Shëndetësisë Manastirliu të shpjegojë më në gjerësi vendimin e ri.

Rama theksoi se nuk do ketë më asnjë mundësi për t’i shmangur gjobat sepse do t’i zbatojnë me OSHEE-në. Pra qytetarëve do u vijë gjoba me faturën e energjisë elektrike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *