Vendosni fjalën kyçe....

Humbin jetën katër pacientë, 162 raste të reja me koronavirus në vend


Katër persona kanë ndërruar jetë lidhur me Covid-19 në vend.

Viktimat sipas deklaratës së Ministrisë së Shëndetësisë janë një 47 vjeçar nga Tirana, një 68 vjeçare nga Kavaja, një 72 vjeçar nga Shkodra e një 75 vjeçar nga Korça.

Për sa u përket rasteve të reja nga 914 testime të bëra në 24 orët e fundit janë zbuluar 162 persona të prekur.

Në dy spitalet covid vijojnë të shtruar 231 pacientë nga të cilët 17 janë në terapi intensive me 4 të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *