Vendosni fjalën kyçe....

29 viktima në Afganistan nga përplasjet mes qeverisë dhe talebanëve


Autoritetet afganë raportuan mbi 30 viktima në një seri përplasjesh mes forcave qeveritare dhe luftëtarëve talebanë.

Predhat e mortajave vranë katër studentë të shtunën dhe plagosën 17 vetë në lagjen Andar të provincës lindore Ghazni, në një betejë mes talebanëve dhe forcave të sigurisë.

Nëntë trupa të policisë u vranë në një sulm tjetër taleban në një pikë kontrolli të sigurisë në qytetin Ghazni të premten vonë.

Të paktën 12 trupa të sigurisë u vranë në luftimet për qarkun Arghanj Khaw të krahinës veri-lindore të Badakhshan, përplasje që filloi të enjten në mbrëmje dhe pas së cilës militantët arritën të marrin kontrollin e zonës.

Katër oficerë policie u vranë në një sulm në një pikë kontrolli në Zabul në Afganistanin jugor të premten vonë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *