Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me armë zjarri 36-vjeçari në Durrës, policia në kërkim të dyshuarit nga Mirdita


Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës në fshatin Gjuricaj të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të natës.

Policia bën me dije se një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë. I plagosuri me inicialet E.T ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ai mësohet se ka qenë i dënuar më parë për dhunim të një banese.

Lidhur me ngjarjen i dyshuar është një 40-vjeçar nga Mirdita i cili është shpallur në kërkim.
Nuk dihet se cilat kanë qenë motivet e konfliktit mes dy personave.

NJOFTIMI I POLICISË

Plagosi me armë zjarri një 36-vjeçar, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit G. S., 40 vjeç, banues në Mirditë.
Ky shtetas, më datë 06.10.2020, rreth orës 01:00, në fshatin Gjuricaj, Ishëm, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin E. T., 36 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, i dënuar më parë për dhunim banese, kryer në bashkëpunim.
Shtetasi E. T. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *