Vendosni fjalën kyçe....

Fëmijët protestojnë në borë për mungesën e shkollës, nisin hetimet ndaj prindërve në rajonin rus (Video)


Prokuroria lokale në rajonin rus të Tatarstanit ka filluar një hetim pasi fëmijët mbajtën një protestë për t’u ankuar se nuk e kishin shkollë aty pranë, infrastrukturë të dobët dhe pak mundësi për transport.

Tatarstani është një republikë me shumicë myslimane rreth 1.000 kilometra në lindje të Moskës dhe është rajoni i tetë më i populluar i Rusisë.

Në një video të postuar në Instagram, fëmijët u treguan të gjunjëzuar në dëborë, duke formuar fjalën SHKOLA (shkollë) kur shihen nga lart. Prindërit që organizuan aksionin tani janë objekt i një hetimi.

Sipas Ruslan Galiev, një zëdhënës i medias për kryeprokurorin e Tatarstanit, autoritetet rajonale janë të vetëdijshëm për çështjet e infrastrukturës por ‘e konsiderojnë të papranueshme përfshirjen e fëmijëve në veprime të tilla’.

Protestuesit vijnë nga dy fshatra, Vishnevka dhe Privolny, që të dy janë vendbanime private banimi në periferi të Kazanit, qyteti më i madh i rajonit.

Sipas gazetës lokale InKazan, ka më shumë se 1.000 fëmijë parashkollorë dhe pothuajse 1.200 nxënës që jetojnë në dy fshatrat. Disa janë caktuar në shkolla shumë larg, që do të thotë se duhet të largohen nga shtëpia në 5.30 të mëngjesit.

Për të rregulluar problemin, zyrtarët lokalë kanë premtuar të sigurojnë një autobus, por banorët thonë se nuk do të jetë e mjaftueshme për të transportuar të gjithë studentët në shkolla të ndryshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *