Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet kanabis në Zall Bastar, pranga një polici e pesë personave


Gjashtë persona me të cilëve një punonjës policie janë arrestuar në Zall Bastar të Tiranës, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Ata akuzohen për kultivim lëndësh narkotike pas gjetjes së parcelave me kanabis në fshati në fjalë.

Efektivi i policisë akuzohet se ka ndihmuar të largohet njërin prej autorëve të dyshuar lidhur me kanabisin, teksa ai po kërkohej nga policia.

Njoftimi

“Gjashtë persona janë arrestuar ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim pas një operacioni kundër sipërfaqeve të mbjella me kanabis në fshatin Zall Bastar të Tiranës. Në pranga kanë rënë:

E.D., punonjës policie (SPZ), i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

-Q.Xh., I. B., dhe B. M., të dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Si dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit A. B.,  dhe  A. B., të  dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim;

Gjithashtu, në vijim të operacionit u shpallën në kërkim 3 persona; S. H.,  D. H dhe  G. H., të  dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Si edhe u procedua penalisht për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”, H. M., pasi sipas policisë ka ndihmuar për ikjen e njërit prej autorëve, gjatë kohës që forcat e policisë po punonin për kapjen e tij.”