Vendosni fjalën kyçe....

15-vjeçari shqiptar Daniel Hoxha shpallet kampion i Italisë në atletikë (FOTO)


Një shqiptar është shpallur kampion i Italisë në kategorinë Cadetti për 15 vjeçarët. Daniel Hoxha fitoi garën 1200 metra me pengesa në kampionatin Italiani Cadetti në Forli, me rezultatin 3:29.06.

Siç shkruajnë mediat italiane, ai ka arritur të parakalojë në garën e fundit me një xhiro shumë të shpejtë, duke mbyllur garën i pari. Befasia ishte e madhe nga të gjithë, por shqiptari ja ka dal të triumfojë dhe të ngjitet në shkallën me të lartë, duke lënë në shkallët më të ulëta të podiumit Leonardo Trevisan dhe Leonardo Di Vittorio.

Një trofe plotësisht të merituar për të dhe për trajneren e tij, Diana Dardha.

Daniel Hoxha është nipi i moderatores Fiori Dardha, e cila nuk mund të mos e shprehte ngazëllimin për këtë sukses.

“Urime pafund! Duke njohur pasionin e hallës sime për atletikën, jam e bindur që do stërvisë dhe do ‘prodhojë’ edhe plot kampionë të tjerë”- shkruan ajo në Instagram.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *