Vendosni fjalën kyçe....

Princ Leka dhe Elia Zaharia së shpejti bëhen prindër


Elia Zaharia është në pritje të ëmbël. Kështu raporton gazeta PanoramaPlus, e cila ka publikuar disa foto të saj me princ Lekën duke ecur në këmbë në rrugët e Tiranës.

Në foto Elia shfaqet e veshur me fustan të lirshëm me lule dhe me shapka, ndërsa princ Leka e shoqëron atë. Duket qartë barku i rrumbullakosur i Elias, por nuk mund ta themi me saktësi se sa muajshe është.

Kujtojmë se gjatë një interviste, pyetjes nëse planifikonin fëmijë dhe e dëshironin patjetër djalë që të jetë trashëgimtar i mbiemrit Zogu, Elia iu përgjigj: “Nuk kemi asnjë preferencë gjinore. Kur Zoti ta ketë shkruar, do të jemi të lumtur sidoqoftë! Rëndësi ka të na bekojë me fëmijë të shëndetshëm!”

Dhe duket se dëshira për të zgjeruar familjen e tyre po bëhet realitet dhe princ Leka e Elia Zaharia janë gati të presin fëmijën e tyre të parë.

Çifti janë martuar në vitin 2016, në një ceremoni në Tiranë ku morën pjesë familjet e famshme mbretërore nga e gjithë bota.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *