Vendosni fjalën kyçe....

373 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë zhdukur nga cunami në Indonezi


Numri i viktimave nga cunami në Indonezi është rrritur. Deri më tani raportohen  373 persona të vdekur dhe mijëra të plagosur. Po kështu vendi rrezikohet nga cuname të tjerë vdekjeprurës pasi vullkani po vazhdon të nxjerrë lavë.

Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, e ka urdhëruar Agjencinë e Meteorologjisë që të vendosë detektorë për t’i vërejtur ndryshimet klimatike. Përpos të vdekurve, cunami ka shkaktuar lëndimin e 1459 personave ndërsa 128 njerëz tjerë janë raportuar të zhdukur. Banorët vendas janë këshilluar që të largohen nga bregu i detit sepse ekziston frika për cunami të tjerë.

Sipas BBC ekipeve të shpëtimit u është vështirësuar puna e kërkimit për të mbijetuarit për shkak të rrugëve të bllokuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *