Vendosni fjalën kyçe....

Preç Zogajn e transferojnë për të votuar në Lezhë: Kam 30 vjet që votoj në Tiranë


Problemi me adresat e qytetarëve tashmë nuk ka vetëm disa raste sporadike por të shumtë janë personat që në mënyrë të papritur e shohin të zhvendosur adresën e tyre.

Këtë herë, ka qenë Preç Zogaj, opinionist dhe shkrimtar, i cili ka thënë se e kanë transferuar në Lezhë.

Në emisionin “Java”, Zogaj thotë se është i vetmi nga familja që është transferuar në Lezhë, ndërsa thekson se prej rreth 30 vitesh voton në Tiranë.

Është bërë një lëmsh i madh me këtë çështjen e listave zgjedhore. Madje sot, im bir duke kërkuar për të regjistruar një patentë ka konstatuar se babain e tij e kanë transferuar në Lezhë. Unë vërtetë jam nga Lezha, por ka 25-30 vjet që votoj në Tiranë dhe nuk jam informuar. Çfarë ndodh me këto lista?”- deklaroi Zogaj.

Lidhur me zhvendosjen e adresave, PD-ja ka denoncuar këtë fenomen madje ka ngritur dhe një padi në SPAK ndaj Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile Bledar Doracaj.

Nga ana tjetër Ministri Lleshaj dhe Doracaj kanë pranuar fenomenin por kanë thënë se kjo nuk ka të bëjë me zhvendosjen e qendrave të votimit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *