Vendosni fjalën kyçe....

Të kyçur në selinë rozë, anëtarëve të kryesisë i mbyllen telefonat me frikën për të mos dalë emri i Presidentit


Socialistët e kryesisë janë mbyllur në selinë rozë që prej orës 17:00 dhe po diskutojnë mbi një listë emrash që janë kandidatë për postin e Presidentit të ri të vendit.

Për të ruajtur daljen e diskutimeve dhe emrin përfundimtar, socialistëve i është ndaluar mbajtja e celularëve brenda në mbledhje.

Në media kanë qarkulluar një seri emrash që nisin me Ardian Dvoranin dhe përfundojnë me Majlinda Bregun, ndërsa publikisht negociatorët e caktuar nga Edi Rama, Taulant Balla dhe Damian Gjiknuri kanë deklaruar se janë 10 kandidatë, por nuk kanë dhënë emra.

Emri që do të propozohet nga socialistët duhet më pas të marrë mbështetjen e 20 deputetëve.

Për këtë ditën e nesërme, në orën 10:00 do të mblidhet Grupi Parlamentar i PS-së, ku do të ketë një unifikim i të gjithë deputetëve për vetëm një emër për President, që do ta kalojë për votim në Parlament.

Seanca plenare do zhvillohet nga ora 18:00 dhe në këtë raund do mjaftojnë votat e shumicës së thjeshtë.