Vendosni fjalën kyçe....

Sherr mes 4 personave në Krujë, arrestohet një 54-vjeçar, shpallet në kërkim i biri


Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia e Krujës ndërsa djali i tij është shpallur në kërkim pasi kanë goditur me sende të forta dy persona të tjerë.

Babë e bir me iniciale V.A. 57 vjeç dhe E.A. 22 vjeç u përfshinë në një konflikt me dy persona të tjerë.

Babë e bir dyshohet se kanë goditur me një send të fortë, në pjesë të ndryshme të trupit dy personat e tjerë me iniciale F.B., 53 vjeç dhe A.B. 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *